Aktualitet

Arrestimet në Morinë, Çuçi: Punonjësit e korruptuar, s’kanë vend në Polici


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 08/04/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në Morinë  që çoi në arrestimin e dhjetëra punonjësve të policisë .

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi thotë se jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”.

SPAK njoftoi se në total janë vendosur 34 masa të sigurimit personal mes tyre, 32 janë punonjës të Policisë Kufitare Kukës, të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre, kontrabandë e deri tek ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit./Opinion.al

 

Pas