Aktualitet

Berisha: Rama takoi Bllakon para arrestimit në një nga vilat qeveritare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:43 - 08/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, se ka qenë njeriu i fundit që ka takuar ish-deputetin, Alqi Bllako në një nga vilat qeveritare, para arrestimit.

Berisha është shprehur se Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe u kthye me avion nga Greqia.

‘Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nanon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit. Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familjes Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon.’- tha Berisha./Opinion.al

Pas