Aktualitet

Shqipëria 100 vjet në Lidhjen e Kombeve, Meta: Rikonfirmoi pavarësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 17/12/20 |
Doriana Çepunaj

Presidenti, Ilir Meta, ka kujtuar sot 100 vjetorin e pranimit të vendit tonë në Lidhjen e Kombeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta e konsideron pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve si një akt unik në historinë e kombit tonë, pasi sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare dhe përforcoi sovranitetin.

“Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913. Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë. Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Woodroë Wilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve.”, shkruan Meta./ Opinion.al

 

Pas