Sport

Shqipëri-Serbi, Vuçiç do listën e të ftuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:51 - 06/10/15 |
b.f

Aleksandër Vuçiç, kryeministër i Serbisë, është shprehur për mediat vendase se nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë në Elbasan në ndeshjen midis Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas të përditshmes serbe “Kurir”, Vucic prêt të shikojë listën e të ftuarve në Elbasan Arena në mënyrë që të vendosë nëse do të jetë në tribunën Vip. “Nuk kam vendosur ende nëse do të shkoj, sepse po pres të shikoj kush do të jetë. Unë pres të marr informacione nga zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për të marrë më pas një vendim,-u është përgjigjur Vuçiç pyetjes së gazetarëve. Ndërkohë që sonte në mbrëmje sipas raportimeve të medias serbe Vuçiç pritet të takojë lojëtarët serbë para nisjes së tyre në Shqipëri.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas