Te Fundit

Basha nis turin në rrethe: PD s’është në shitje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 06/10/15 |
b.f

LUSHNJË- Lideri demokrat Lulzim Basha ka nisur turin në rrethe duke synuar pasqyrimin e zymtë, sipas tij, të realitetit social-ekonomik, por edhe politik të vendit. PD shkon edhe me një paketë zgjidhjesh pranë elektoratit.
Basha e nisi nga Lushnja këtë tur. Duke folur para qytetarëve ai tha se “Edi Rama dhe Ilir Meta nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes, sepse ata janë vetë problemi”. Sapo erdhi e mbylli pazarin e CEZ, sepse nuk jetojnë dot pa ‎pazar. Moçalorët janë në Tiranë, me pasuri përrallore. Mendojnë se gjithçka blihet dhe shitet. Madje u gënjen mendja…dua t’ua them se PD nuk është në shitje. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën”, deklaroi Basha. Dy janë problemet, u tha Basha qytetarëve të mbledhur në sheshin e qytetit të Lushnjës: Arroganca dhe korrupsioni.
Lulzim Basha paralajmëroi se ky tur me qytetarët do të jetë i pandalshëm deri në arritjen e qëllimit të PD-së. “Do ta marrim revoltën tuaj deri në rrëzimin e kësaj qeverie harbute. Do luftojmë për një demokraci pjesëmarrëse dhe jo një demokraci fasadë”, u shpreh Basha.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas