Kronikë

Shpërthim në Belgjikë, mediat vendase kthejnë sytë nga bandat shqiptare të drogës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:28 - 14/08/22 |
Opi Nion

Bandat shqiptare dhe rivaliteti i tyre në trafikun e drogës është sërish në qendër të mediave belge. Është fjala për qytetin më të madh të vendit, Antwerp, aty ku rreth orës 4:00 të mëngjesit një shpërthim tronditi periferinë në Borgerhout, i treti brenda pak ditësh.

Policia beson se është pikërisht ky kontroll i trafikut të drogës që ka sjellë edhe këto probleme.

“Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre… E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një mendim serioz… Unë kryesisht shoh atë që po ndodh në lagje dhe shoh frikën tek fqinjët e mi dhe në veten time. Mendoj se është e nevojshme të punohet me policinë që është e arritshme; oficeri i policisë nga e kaluara, i cili e njeh lagjen nga e para dhe që është në rrugë me biçikletë ose në këmbë, është hequr gradualisht”, tha për mediat, kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel.

Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antëerp-it besohet se vjen nga Kolumbia.

Megjithatë, shqiptarët besohet se janë ushtarët e rrugës dhe është e qartë se lufta kundër drogës është ndezur.

Media belge në vijim i bën jehonë vrasjes së Bledar Muçës, duke raportuar se “në shkurt të këtij viti, një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antëerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës”.

Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij të shtunën në mbrëmje, pak metra larg një stacioni policie. Autorët ishin dy, ndërsa autoritetet deklaruan se ajo kishte të gjitha shenjat dalluese të një vrasjeje me porosi.

Muça, 39 vjeç, ishte filmuar në vitin 2016 duke mbajtur në dorë një një pistoletë dhe duke qëlluar ndaj policisë dhe oficerëve. Ai kishte qenë në Antwerp për herë të parë që nga viti 2014 duke vepruar si anëtari kyç i një bande shqiptare që vepronte brenda portit  të kthyer në qendër të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut me Britaninë e Madhe dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Muça, një emër jo i panjohur për drejtësinë konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas në Elbasan dhe ishte dënuar me dy vite burgim për përplasjen me armë me agjentet e policisë në Elbasan./Opinion.al

 

 

Pas