Sport

Përplasja në fushë me kolegun, Conte: Kishte një problem…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:49 - 14/08/22 |
Opi Nion

Për Antonio Conte, ajo që ndodhi në fushë mes tij dhe Thomas Tuchel në përfundim të derbit të Londrës ishte diçka mes tij dhe kolegut, ndaj nuk ishte dashur ndërhyrja e arbitrit që nuk ngurroi të jepte kartonat e kuq për të dy.

“Mendoj se festimet nga të dyja anët ishin shumë të bukura (qesh). Vrapimet, kërcimet, duhet ta kuptoni situatën, sepse ishte një ndeshje vërtet e rëndësishme për të dyja skuadrat. Arbitri më tregoi mua kartonin e kuq, por mendoi se ai nuk e kuptoi dinamizmin e asaj që ndodhi. Unë e pranoj, por s’ishte ndonjë problem i madh. Kishte një problem midis meje dhe trajnerit tjetër, jo me arbitrin”, u shpreh Conte. Ndeshja mes Chelsea dhe Tottenham Hotspur u mbyll në barazim, 2-2./Opinion.al

Pas