Kronikë

Përplasen dy makina në aksin Lin-Pogradec, dëmtohet pasagjerja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:14 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Lin-Pogradec, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në njërin prej mjeteve.

“Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç”, njofton policia.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip “Opel”, e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas