Sociale

Dëmtohet në plazhin e Himarës, turistja australiane kërkon ndihmë nga policia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:37 - 14/08/22 |
Opi Nion

Një turiste 22-vjeçare nga Australia është dëmtuar aksidentalisht në plazhin e Filikurit në Himarë dhe ka kërkuar ndihmë nga policia. Bëhet me dije se vajzës i është dhënë ndihma dhe është transportuar në spital.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas