Një persona ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në Shijak rreth orës 15:30.
Mësohet se personi i plagosur është 68-vjeçar, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas informacioneve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al