Rajoni

Greqi/ 80 humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 16/11/21 |
Opi Nion

Është rritur numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 80 viktima, ndërsa janë shënuar dhe 8129 persona të infektuar.

547 janë pacientët e intubuar në spitale që vijojnë betejën në gjendje të rëndë.  Numri i pacientëve të rinj të shtruar në spital arriti në 450.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar gjithsej 16.923 vdekje. Nga pacientët e intubuar, 455 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 92 janë plotësisht të vaksinuar./ Opinion.al

Pas