Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, plagosen 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:18 - 05/11/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku 3 persona kanë shkuar me djegie trupor në spital.

Sipas uniformave blu, sot, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskopojë dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shpërthyer bombola e gazit”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Opinion.al

Pas