Kronikë

Zhdukja e 43-vjeçarit, shoku që e takoi për herë të fundit me të shkuar kriminale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 05/11/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zhdukjen prej 2 javësh të Rruzhdi Hoxhës në Kamëz. Personi i fundit që e ka takuar 43-vjeçarin ka qenë miku i tij i identifikuar si Fredi Rrushi, ndërsa deri më 2018 ka patur emrin Alfred Rrushi.

Ky i fundit  është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë. Rrushi është person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe ka një kërkesë për ekstradim nga Italia. Po ashtu, në janar të këtij viti, Rrushi ka plagosur një person me armë zjarri.

Ka dyshime se Rruzhdi Hoxha është larguar në drejtim të Zall Herit, ku janë konstatuar disa automjet me një nga të cilat është rrëmbyer.

Një tjetër pistë është se Hoxha i cili ka në pronësi një biznes, ka borxhe dhe për këtë arsye është larguar, por nuk përjashtohet dhe mundësia për konflikte droge./ Opinion.al

Pas