Aktualitet

Vendimi për zgjedhjet e 2019, Balla: Presidenti të respektojë kushtetutën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 05/11/21 |
Opi Nion

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

I pyetur për hapat që pritet të marrë presidenti Ilir Meta pritet të marrë tashmë, Balla u shpreh se respektimi i Kushtetueses është detyrim.

Dhe, sipas tij, Presidenti duhet të marrë jë vendimmarrje në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast.

“Respektimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Presidenti si institucion i rëndësishëm kushtetues duhet të marrë të marrë vendimarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Këto lloj komunikimesh janë zhvilluar në kohën e duhur. Nuk duhet të harrojmë që është Presidenti ai që e ka këtë kompetencë…,” tha Balla për mediat para Kryesisë së Kuvendit.

Ndërsa, i pyetur nëse PS i ka gati emrat për bashkitë pa kryetar, Balla nuk dha një përgjigje të qartë.

“Nuk kam një përgjigje. PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në 30 qershor, të mos harrojmë që pati përpjekje nga PD dhe forca të tjera opozitare që të minonin zhvillimin e zgjedhjeve në këtë këndvështrim, ajo që konfirmoi 30 qershori ishte një prirje…”/Opinion.al

Pas