Aktualitet

Emrat/ Shpërndanin drogë në Kukës dhe Has, arrestohen 6 të rinjtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:54 - 23/06/21 |
Opi Nion

Gjashtë të rinj janë vënë në pranga nga policia mëngjesin e sotëm, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Autoritetet njoftojnë se arrestimi i tyre ka ardhur pas finalizimit të operacionit të koduar “Binomi”.

Bëhet fjalë për të rinjtë: Armond Cengu, 23 vjeç, Gentian Peka 23 vjeç, Avdi Morina 24 vjeç, Lavdrim Peka 28 vjeç, Besnik Peka 24 vjeç dhe Benard Peca 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.

Mësohet se ata kanë qenë të ndarë në dy makina dhe po lëviznin në qytet, por pas kontrollit të ushtruar u është gjetur një sasi lënde narkotike kanabisi dhe fara kanabisi.

Ndërkohë nga hetimet e kryera ka rezultuar së të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit./Opinion.al

Pas