Aktualitet

Fitorja e PS në zgjedhjet e 2013-s, si e kujton kryeministri Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 23/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kujtuar fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kur shqiptarët votuan PS për të qeverisur vendin.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Rama shkruan se si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre PS-së.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë🙏
#ShqipëriaEArdhmjaJonë”, shkruan Rama.

8 vite më parë, më 23 Qershor 2013, pas qeverisjes 8-vjeçare të demokratëve, zgjedhjet parlamentare i fitoi Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama.

Ndërkohë që PS në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të marrë edhe mandatin e tretë radhazi./Opinion.al

Pas