Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qrkullonte me armë zjarri.
Policia bën me dije se pas informacioneve të marra dhe kontrollit fizik, rezultoi se 17-vjeçari banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, mbante armë zjarri me vete dhe si pasojë është vënë në pranga.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al