Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus. Mësohet se nga aksidenti i rëndë kanë humbdur jetën dy persona, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve, në mjetin e aksidentuar ndodheshin 18 persona. Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.















