Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shkeli rezolutat”, SHBA thirrje Koresë së Veriut për të ndalur testet e raketave

2021/10/24 at 10:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shkeli rezolutat”, SHBA thirrje Koresë së Veriut për të ndalur testet e raketave

Një diplomat i lartë amerikan i bëri thirrje Koresë së Veriut që t’i japë fund një serie testimesh të raketave që ka kryer së fundmi dhe t’i kthehet bisedimeve, pas një takimi që ai pati me zyrtarët jugkoreanë në Seul.


“Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë këto provokime dhe aktivitetet e tjera destabilizuese dhe të angazhohet në dialog”, tha Sung Kim, zyrtari kryesor amerikan për çështjet e Koresë së Veriut.

Ai ritheksoi se Shtetet e Bashkuara “janë të gatshme të takohen me Korenë e Veriut pa asnjë parakusht” dhe e bëri të qartë se Uashingtoni “nuk ka asnjë qëllim armiqësor ndaj Koresë së Veriut”.

Kim foli për gazetarët pas takimit që pati në Seul me homologët e tij të Koresë së Jugut. Ky takim erdhi disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi një raketë balistike, që ishte testimi i fundit në një seri testesh raketore, teksa bisedimet midis Uashingtonit dhe Phenianit kanë ngecur.

Lëshimi i kësaj rakete shkeli rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe “përbën kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Kim.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mban një fjalim politik në Asamblenë e 14-të Popullore Supreme (SPA)në Phenian, Korenë e Veriut. Fotografi nga arkivi.

Kim tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për të eksploruar “diplomaci të qëndrueshme dhe thelbësore” me Korenë e Veriut dhe vazhdon të ketë qëndrimin e njëjtë që gadishulli korean duhet të denuklearizohet plotësisht.

“Prandaj, testi i fundit balistik i Phenianit, që ishte një prej disa testeve në gjashtë javët e fundit është shqetësues dhe kundërproduktiv në arritjen e përparimit drejt paqes së qëndrueshme në gadishullin korean”, tha Kim.

Administrata e presidentit Joe Biden ka përsëritur se është e gatshme të takohet me Korenë e Veriut “çdo kund dhe në çdo kohë” pa parakushte.

Por, Koreja e Veriut thotë se për rikthimin në bisedime, SHBA-ja duhet të heqë dorë, nga ajo që e cilëson si politikë armiqësore ndaj Phenianit. Koreja e Veriut ka hedhur poshtë akuzuat e SHBA-së, duke e akuzuar Uashingtonin dhe Seulin se po flasin për diplomaci, por ndërkohë po nxisin tensione përmes aktiviteteve të tyre ushtarake.

Koreja e Veriut tha më 21 tetor se SHBA-ja po reagon në mënyrë të tepruar ndaj testimit të raketës balistike, të cilën tha se e ka për vetëmbrojtje dhe vuri në pikëpyetje sinqeritetin e ofertës së Uashingtonit për të mbajtur bisedime.

Ndërkaq, i dërguari i Koresë së Jugut për çështje bërthamore, Noh Kyu-duk tha se bisedimet me Kimin kanë përfshirë edhe diskutime “serioze” mbi propozimin e Seulit që zyrtarisht t’i jepet fund luftës, e cila teknikisht ekziston që prej viteve 1950-1953 kur përfundoi lufta koreane përmes një armëpushimi dhe jo një traktati të paqes.

Koreja e Jugut e sheh një deklarim të tillë si gjest të vullnetit të mirë që do t’i jepte një shtytje bisedimeve. Kim tha se Uashingtoni po ashtu ka diskutuar për mënyrat sesi të bëhet përparim me Korenë e Jugut, përfshirë edhe propozimin e Seulit për dhënien fund të luftës dhe për projektet e mundshme të ndihmës humanitare./REL

Etiketa: koreraketashba


Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Tërmet me magnitudë 6.5 në Tajvan

Tërmet me magnitudë 6.5 në Tajvan

L’Echo de Paris (1910)/Preteksti i mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke

L’Echo de Paris (1910)/Preteksti i mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke

Video/ Biden dhe Erdogan përshëndeten me “grushte” në Samitin e NATO-s

Dëbimi i ambasadorëve, Uashingtoni kërkon sqarime nga Turqia
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com