Bota

Dëbimi i ambasadorëve, Uashingtoni kërkon sqarime nga Turqia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 24/10/21 |
Opi Nion

Uashingtoni i kërkon Ankarasë sqarime  në lidhje me situatën e ambasadorit amerikan në Turqi, për të cilin u urdhërua dje dëbimi nga kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili gjithashtu thotë se do të dëbojë edhe 9 diplomatë të tjerë perëndimorë për shkak të kërkesës për lirimin e një disidenti politik.

“Ne jemi të vetëdijshëm për atë që është raportuar dhe po kërkojmë sqarime nga Ministria e Jashtme Turke,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i cituar nga agjenci të ndryshme amerikane.

Norvegjia, Danimarka dhe Zelanda e Re gjithashtu bënë të ditur përmes ministrive të tyre të jashtme se janë në pritje të komunikimeve zyrtare nga autoritetet turke.

Dje Erdogan kishte urdhëruar dëbimin e ambasadorëve të Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe SHBA-së, sepse i kishin kërkuar Ankarasë të lironte Osman Kavalën, një filantrop turk i angazhuar në mbrojtjen e të drejtat e njeriut i cili ka qenë në burg për më shumë se katër vjet dhe për të cilin janë në pritje akuza të ndryshme, duke përfshirë edhe rolin në tentativën për grusht shteti në Turqi në vitin 2016.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli kritikoi deklaratën e Erdogan duke folur për një sjellje autoritare të qeverisë turke”./Opinion.al

Pas