Aktualitet

Shkarkimi i Metës, ‘Venecia’ shprehet më 11 tetor


               Publikuar në : 11:02 - 11/09/19 |
Al Do

Delegacioni I Komisionit të Venecias ka përfunduar takimin me anëtarët e Komisionit hetimor për shkeljet kushtetuese të Presidentit Meta.

Pas takimit të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, një nga anëtarët e delegacionit tha për mediat se konkluzionet do të jenë gati në 11 tetor.

E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor” tha ai.

Kjo mund të sjellë një shtyrje të afatit të punës së komisionit hetimor pasi mandati i tij përfundon më 8 tetor, pra 4 ditë para se të dali konkluzioni i ‘Venecias’.

Një ditë më parë delegacioni zhvilloi takime me anëtarët e opozitës jashtë Kuvendit, me përfaqësues të mazhorancës, opozitës parlamentare, kryeparlamentarin Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama. /Opinion.al

Pas