Kryesore

Basha takim në Presidencë me Ilir Metën


               Publikuar në : 11:25 - 11/09/19 |
geliano fataj

Për rreth 60 minuta, kryetari i PD, Lulzim Basha ka qëndruar në zyrën e presidentit Ilir Meta. Nga zyra e shtypit të dy institucioneve nuk ka shumë detaje, por mësohet se takimi është zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure.

Takimi i Bashës me Metën vjen fill pas kthimit të kryedemokratit nga punimet e Asamblesë së PPE në Bruksel dhe dy ditë pas raportimit të Presidentit në Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij.

Ndërkohë gjatë takimit që ekspertët e Komisionit të Venecias patën me Presidentin, mësohet se iu është vënë në dispozicion një dosje voluminoze. Burime thanë se dosja përmban provat që detyruan kreun e shtetit të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër, Basha deklaroi në Asamblenë e Partive Popullore Europiane se e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet demokratike, të mbikëqyra nga një qeveri tranzitore./ Opinion.al

Pas