Aktualitet

Agim Kajmaku dorëzon zyrtarisht shenjat e gishtave


               Publikuar në : 11:14 - 11/09/19 |
Al Do

Agim Kajmaku ka dorëzuar zyrtarisht shenjat e gishtave në policinë shkencore. Kërkesa e dërguar fillimisht në Bashkinë e Vorës është dërguar edhe në shtëpinë e tij në Prezë.

Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka administruar gjurmët e gishtërinjve më datë 3 shtator pas orarit zyrtar. Ato do të krahasohen me gjurmët që pritet të mbërrijnë nga Greqia ku Prokuroria e Përgjithshme ka nisur letërporosi me gjurmët e administruara nga të dhënat biometrike.

Partia Demokratike ka akuzuar Agim Kajmakun se ka qenë i ndaluar në Greqi për falsifikim kartëmonedhash dhe se ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg. Ata kanë publikuar dokumente që sipas tyre vërtetojnë se Jorgo Toto dhe Agim Kajmaku janë i njëjti person. Kajmaku i ka mohuar akuzat ndaj tij ndërkohë që tashmë pritet përgjigjja nga Greqia. /Opinion.al

Pas