Aktualitet

Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë, Rama: Do të nxjerrë në pah objektet historike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 08/04/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamjet 3D të projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë. Kreu i qeverisë thotë se ky investim do të ketë prioritet gjelbërimi dhe do të nxjerrë në pah objektet historike.

Po ashtu Rama jep detaje dhe thotë se monumenti i Pavarësisë do të lidhet me një qilim të kuq prej guri me një “tempull” hijezues, që sipas kryeministrit do të shërbejë për panaire, ekspozita e shfaqje artistike.

Ai i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës dhe ka thënë me ironi  se nuk do të shërbejë si terminal autobusësh për foltorexhinjtë.

“Dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobusësh për foltorexhinjtë jo) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Disa qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e Sheshit të ri, pasi sipas tyre projekti po rrënon historinë.

Pas