Aktualitet

Temperaturat do të rriten në mesditë, parashikimi i motit për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:47 - 08/04/22 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites. Ndërsa pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqerojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior –Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./Opinion.al

Pas