Kronikë

Sherr mes disa personave, 2 plagosen. Autori përplas me makinë një femër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 22/08/20 |
Opi Nion

Disa persona mësohet të jenë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të Ersekës, ku si pasojë e përdorimit të thikave, dy persona mbeten te plagosur.

Nga informacionet parapake bëhet me dije se shkak i  konfliktit ka qenë një debat mbi tokën e zënë, ndërsa mes disave prej personave të përfshirë në konflikt, ka patur lidhje gjaku.

Policia njofton se më datë 22.08.2020, rreth orës 19:30, shërbimet e Komisariatit Kolonjë kanë marrë njoftim se në fshatin Starje, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve V. A; B. C dhe H. C., si pasojë e të cilit këta të fundit kanë marrë dëmtime fizike me mjete prerëse dhe më pas shtetasi B. C., ka përplasur me mjetin e tij shtetasen H. C. Të tre këta shtetas aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autori B. C. është shoqëruar në komisariatin e policisë dhe me të po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale./Opinion.al

Pas