Kryesore

Tomini: Vala e dytë në vjeshtë, masat mbyllëse do të vlerësohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 22/08/20 |
Opi Nion

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP tha se situata Covid në vend është në një tendencë të qëndrueshme prej 2 muajsh. Gjatë një interviste në Tv Klan ajo nuk përjashtoi mundësinë e një vale të dytë në vjeshtë.

“Kjo tendencë ka qenë e qëndrueshme prej 2 muajsh. Vala e dytë ashtu sikurse është theksuar dhe me ardhjen e vjeshtës ku prezenca e virozave të tjera respiratore, ajo e gripit dhe e Covid, paraqet sistemin përballë një vale të dytë në vend dhe Europë. Strukturat janë në gatishmëri dhe strukturat janë në monitorim të çdo rasti”, tha Tomini.

E pyetur nëse vendi rrezikon t’u kthehet masave shtrënguese, Tomini u shpreh se  gjithçka mbetet për t’u vlerësuar, varësisht numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spitale.

“Masat kufizuese nuk janë kthyer 100% në aktivitetin e tyre. Por duke monitoruar të githë indikatorët sipas planit të veprimit dhe indikatorët sipas trendit të Covidit, rastet në reanimacion dhe të hospitalizuara do të vlerësohen edhe kundrejt rasteve me grip apo rasteve me Covid. Gjithçka mbetet për t’u vlerësuar”, u shpreh specialistja.

Lidhur me masat dhe protokollet për hapjen e shkollave, ajo tha: “Pjesa e sistemit arsimor pati një eksperiencë në 3 javët e para të provimeve të maturës. Portokolli i asaj kohe është parë për sezonin e ri. Është duke u finalzuar protokolli për zbatimin e të gjithë sistemit parauniversitar”.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit njoftoi zyrtarisht hapjen e shkollave me 14 shtator për arsimin parauniversitar./Opinion.al

Pas