Kryesore

Shehaj: Një kryetar partie duhet të dorëhiqet nëse humbet zgjedhjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 24/05/21 |
Opi Nion

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se një kryetar partie duhet të jap dorëhqejen nëse humbet zgjedhjet.

Shehaj tha në një konferencë për mediat se  mos ndryshimi i udhëheqjes së PD-së, do ta çojë përsëri këtë forcë politike në humbje në vitin 2025.

Për ta mundur regjimin e Edi Ramës ka nevojë për një udhëheqës krejt të ndryshëm nga ai. Të pakorroptuar. Partia jonë ka nevojë për një reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i PD nuk duhet të jetë vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi. Në statut kryetari duhet të ketë vetëm një mundësi të japë dorëheqjen nëse dështon”, tha Shehaj./ Opinion.al

Pas