Te Fundit

Protesta, mesazhi i gabuar pornografik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 24/05/21 |
Opi Nion

Nga: Erges Eskiu

Shqipëria u trondit sërish nga dy ngjarje të rënda përdhunimi ku rasti i 15-vjeçares nga 5 qenie të frustruara është më makabri.

Reagimi i shoqerisë ishte i menjershëm siç do duhej të ishte dhe njerëzit dolën në sheshe të protestonin kundër përdhunimit e në këtë mënyrë të sensibilizonin… shoqerinë.
Ç’është e vërteta shoqeria në mendimin tim është e sensibilizuar për ngjarje të tilla kriminale, pasi bëhet fjalë për fëmijën dhe për krimin më të rëndë, që mund t’i ndodhë një vajze ose një gruaje, përdhunimi! Pika që thyen ekuilinrin mendor.

Thënë këtë, protesta ka nevojë të jap mesazhe thelbësore, mesazhe, që e ndihmojnë shoqerinë të shëroj plagën, mesazhe të forta se ku duhet vënë gishti, që ai problem të gjej zgjidhje.
Protesta duhet të ketë përmbajtje, duhet të shfaq vlera të larta morale, duhet të tregojë dinjitet dhe kështu ajo bëhet një proteste dinjitoze dhe e vlefshme. Kështu ajo bëhet një protestë, që ndihmon kauzën, që i shërben shoqerisë. E tillë ishte protesta për Teatrin Kombëtar, e cila edhe pse nuk e mbrojti dot Teatrin ajo tregoi fytyrën e vërtetë të regjimit dhe fitoi nga pikëpamja morale.

Protesta nuk duhet të jetë për t’u dukur, nuk duhet të jetë për protagonizëm, ndaj unë vlerësoj se protesta që pamë këtë fundjavë, duhet analizuar për mesazhin që jep, kjo edhe për faktin se vazhdimisht po shohim protesta të cilat shkojnë në vulgaritet, në sjellje aspak dinjitoze e cila e dëmton kauzën dhe nuk lejon të bashkohet pas saj ajo masë e gjerë kritike e shoqerisë, e cila trondit institucionet shtetërore, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një ngjarje kaq makabre.

Personalisht me vjen ndot dhe nuk më nxit aspak të dalë nga hapsira ime virtuale në shesh, kur lexoj meszhe vulgare, mesazhe stigmatizuese, mesazhe që dalin nga kauza dhe shfaqje nuditeti në publik.
Njerëz të tillë perveç protagonizmit te momentit me mesazh erotik dhe pornografik nuk japin asnjë mesazh e nuk ngjallin asnjë interes pozitiv për t’u ndjekur e për t’u dëgjuar, ndaj thënë këtë, personalisht lexoj tre mesazhe.

-E para është mesazhi i gabuar. Zhveshja nga morali dhe intelekti e figurës femërore. Vulgariteti, nudizmi dhe sulmi ndaj figurës së djalit shqiptar, etiketimi i tij si përdhunues i papërmbajtur e tejkalon motivin e protestës dhe kthehet në një protestë me axhendë të pastër politike feministe.
Ky mesazh i shfaqur në protestë nuk e ndihmon aspak viktimën, familjen e saj, vajzat dhe gratë e Shqipërisë. Ky mesazh nuk e ndihmon shoqerinë sepse dinjiteti nuk fitohet me sjellje jodinjitoze.
Morali nuk mbrohet me amoralitet. Vajzat dhe grate shqiptare meritojne respektin maksimal pasi ato nuk jane pa moral e pa dinjitet.

-E dyta mesazhi indirekt është se OJQ-të, që organizojnë apo shfaqen në protesta me pankarta të sponsorizuara, të tipit “Edukoje djalin” nuk duan t’i japin zgjidhje problemit.
Ato interesohen vetëm për formën dhe jo për përmbajtjen e protestës.
Unë lexoj se ato kanë interes, që kauza të mos gjejë zgjidhje, por problemi të vazhdojë dhe kështu ato kanë mundësi të shtyjnë axhendën e tyre feministe të ecë përpara.
Një perversion i pabesueshëm për shoqerinë nga njerëz pa skrupuj të cilët shfaqen si ëngjëj shpëtimi, por janë djajtë, që vrasin protestat qytetare.
Milionat, që këto OJQ gjenerojnë duhet të shkonin për edukimin e këtyre aktivist-eve/ëve me vlera të larta morale, të mirëartikuluar dhe dinjitoz në dhënien e masazhit dhe të atij mesazhi, që e edukon, që e ndihmon shoqerinë të shërojë plagët.
-E trata është mesazhi i munguar dhe në fakt janë disa:
Vendosja e gishtit tek përgjegjësit, që janë institucionet shtetërore, që nuk kanë funksionuar për të parandaluar dhe për t’i ardhur në ndihmë viktimave të përdhunimit. Mungesë totale e vëmendjes qeveritare ndaj këtyre rasteve.
Është mungesa e një mesazhi edukativ. Si mund të mbrohen fëmijët, por edhe te rriturit nga abuzuezit, pedofilet, përdhunuesit? Duke i trajtuar me dinjitet qysh të vegjël, duke i respektuar mendimet dhe emocionet e tyre. Duke i trajtuar si te rritur qysh kur jane të vegjël e sigurisht duke u thënë se :- askush, askush dhe për asnjë arsye nuk ka të drejtë të të afrohet aq më keq të të prek me dorë kundër vullnetit tënd! Mos u shoqeroni me njerëz më të rritur, se ata janë më të mëdhenj, më të fortë se ju dhe mund të përfitojnë padrejtësisht prej jush.
Mos dilni me bashkëmoshatar/e të një gjinie tjetër pa bërë ende 17-vjeç se jeni ende i/e vogël dhe mund të lëndohesh.
Për çdo rast kur ndihesh në siklet njofto kundestarin ose policinë.

Pra këto janë disa mesazhe, që duhej të ishin në protestë dhe përgjegjësia të kërkohej nga institucionet shtetërore jo nënat apo vajzat që u drejtohen nënave e baballarëve, që kanë djem pasi kështu i bën ata te ndihen të ofenduar, të kompleksuar pse kanë djem, të paragjykuar se djemtë e tyre potencialisht mund të jenë përdhunues.

Përdhunuesit janë një numër jashtëzakonisht i vogël në raport me numrin e djemve e burrave shqiptar, janë njerëz me çrregullim personaliteti dhe nga ana tjetër ata, që bëjnë këto krime mund të jenë vetë viktima të keqedukimit apo abuzimit në një menyrë a një tjetër me herët gjatë hetës së tyre. Nga ana tjetër nuk mund t’i drejtohemi prindërve të djemve pa iu drejtuar fillimisht shtetit sepse jo të gjithë prindërit e kanë nivelin e duhur arsimor/edukativ për ta bërë këtë gjë.

Për ta mbyllur do ishte që pankartat t’i drejtoheshin institucioneve shtetore dhe OJF-ve ku ato marrin pagesat për t’i edukuar aktivistët me moral e dinjitet dhe jo me ndjenjën e protagonizmit për t’u bërë të njohur e më pas politikanë pa skrupuj dhe të kishte më shumë mesazhe që e bashkojnë shoqerinë dhe jo ta përçajnë atë.

Pas