Kryesore

Shahini: Provimet e maturës do mbahen, ja i vetmi skenar që do t’i shtynte


               Publikuar në : 08:45 - 03/04/20 |
el ida

Maturantët do të vazhdojnë mësimin online për një afat të pacaktuar, dhe provimet e maturës nuk do të shtyhen.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, me anë të një video ku ka folur mbi ecurinë e mësimit online, ka përsëritur se i vetmi skenar ku provimet mund të shtyhen është nëse mbyllja e shkollave vazhdon deri në qershor-korrik, gjë që ka pak gjasa të ndodhë.

“Unë besoj se tashmë jemi qartësuar të gjithë se provimet do të mbahen. E vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin provimet është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se do të ndodhë, por edhe nëse ndodh, atëherë do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë, duhet të llogarisim se provimet kombëtare do të bëhen. ” sqaron ministrja.

Shahini theksoi po ashtu se në asnjë rast, temat që nuk janë zhvilluar në mësim, online apo në klasë, nuk do të jenë të përfshira në tezën e provimit.

“Ne thjesht do të sigurohemi që temat të cilat nuk jemi të sigurtë se janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosura në formë pyetjesh në testin kombëtar. Kështu që maturantët besoj se po e kalojnë këtë kohë duke mësuar, duke thelluar njohuritë e tyre në temat që do të pyeten për provimet kombëtare, duke ushtruar pyetjet e ndryshme që janë në dispozicion tek website-i i Qendrës që Shërbimeve Arsimore, pyetje nga provimet e mëparshme të maturës, të cilat japin një orientim se çfarë lloj pyetjesh mund të kenë në provimin e maturës”, shtoi ajo. /Opinion.al

Pas