Kronikë

Sekuestrohen mbi 20 mijë euro në Kakavijë, nisin hetimet për 58-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 22/07/21 |
Opi Nion

Një shumë prej 20.080 euro është sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë.

Gjatë kontrollit  të ushtruar në një automjet tip “Jeep” shërbimet doganore gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe 20080 euro të padeklaruar.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet, gjetën në çantën e shtetases L. F., 58 vjeçe (pasagjere në mjet), 20080 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

Shtetasja L. F. është  proceduar penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas