Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

2026/06/07 at 1:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje

Kryeministri Edi Rama mbrojti publikisht “Paketën e Maleve”, duke argumentuar se ajo u jep mundësi banorëve të zonave malore dhe emigrantëve të investojnë në pronat e tyre përmes agroturizmit, agropërpunimit dhe fermave.


Sipas tij, paketa zgjidh problemet ligjore të pronësisë që pengojnë marrjen e lejeve, subvencioneve, fondeve të BE-së dhe kredive bankare.

Më tej, Rama kundërshtoi kritikat se nisma rrezikon zonat e mbrojtura, duke theksuar se këto zona kanë nivele të ndryshme mbrojtjeje dhe se ndërtimet lejohen në kategori të caktuara me kushte të përcaktuara ligjore.

Si shembull, ai përmendi Austria dhe Alpet Austriake, ku zhvillimi i turizmit malor është kombinuar me ruajtjen e natyrës. Sipas Ramës, modeli austriak bazohet në ndërtim të kujdesshëm dhe cilësor, duke mbrojtur vlerat natyrore dhe duke i kthyer ato në motor të ekonomisë.

Kryeministri theksoi se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të bashkëjetojnë dhe se Shqipëria duhet të ndjekë një vizion të ngjashëm për t’u bërë një destinacion i rëndësishëm i turizmit malor dhe natyror.

Postimi i kryeministrit Rama:
Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit apo edhe ata që kanë tokat e trashëguara në Shqipërinë malore nuk duhet ta gëzojnë pronën e tyre, duke zhvilluar një agroturizëm, një punishte agropërpunimi, një fermë?!

Sot, ata nuk marrin çertifikatë me 7501-shin, se e kanë ndarë mesveti tokën sipas kufijve të vjetër dhe nuk e kanë pranuar asnjëherë 7501-shin, po duke mos pasur çertifikatë s’marrin dot as leje, as subvencione nga shteti, as financime nga fondet e BE-së, as kredi nga bankat.

Ndërsa Paketa e Maleve, e cila është zgjidhje e formësuar në vite që ka mbështetjen e tyre dhe po tërheq mijëra emigrantë për të investuar në tokën e tyre, mbyll boshllëkun ligjor, hap rrugën e futjes së kursimeve të emigrantëve në Shqipërinë malore dhe fut malet në ekonominë tonë përmes zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Ah, zonat e mbrojtura, natyra, po, natyra, pemët dhe shqiponjat që do t’i shpëtojë revolucioni imagjinar, duke anulluar Paketën e Maleve

Po Austria?

Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur zgjedhja është e prerë me thikë:

Ose natyrë.
Ose zhvillim.

Po në fakt, zonat e mbrojtura ndahen me kategori të ndryshme dhe kanë nivele të ndryshme mbrojtjeje, nga kategoria I ku ndërtimi përjashtohet totalisht tek për shembull kategoria V, si në pjesën gadishullore të Zvërnecit, ku qysh nga ligji i 2017-ës është e qartë se mund të ndërtohet me kushte të caktuara.

Alpet Austriake janë ndër peizazhet më të mbrojtura dhe më të qendisura në Europë. Brenda dhe përreth zonave të mbrojtura përgjatë tyre gjenden qindra fshatra alpine, hotele, resorte, teleferikë, qendra skijimi, shtigje turistike dhe infrastrukturë moderne që tërheqin miliona vizitorë çdo vit.

Rajone si Tiroli apo destinacione si Kitzbühel janë kthyer kaherë në marka globale të turizmit malor.

Megjithatë, askush nuk e thotë dot kurrë se Austria sakrifikoi Alpet për turizmin. Përkundrazi. Austria ndërtoi turizmin për Alpet.

Ata njerëz të mençuar e kuptuan nga të parët se peizazhi nuk ishte pengesë për zhvillimin, po ishte vetë themeli i zhvillimit.

Prandaj modeli austriak nuk ishte kurrë: “Mos ndërtoni asgjë.”

Por ishte:

“Ndërtoni me kujdes.
Ndërtoni me cilësi.
Ndërtoni aty ku duhet.
Mbroni atë që është e pazëvendësueshme.”

Sot turizmi gjeneron miliarda euro çdo vit për ekonominë austriake dhe mbështet qindra mijëra vende pune, ndërsa Austria mbetet një nga vendet me standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës në Europë.

Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe disiplinën për t’i bërë ata aleatë të njëri-tjetrit, duke rritur qëndrueshmërinë mjedisore të vendit dhe ekonominë shqiptare falë një turizmi cilësor me të ardhura të larta.

Sepse kur natyra trajtohet si pasuria më e madhe e një vendi, ajo nuk mbrohet duke e izoluar nga ekonomia, po duke e kthyer në zemrën e ekonomisë.

Prandaj, e përsëris:

BUDALLALLËKU QË E KA MBAJTUR SHQIPËRINË PENG 100 VJET, S’KA PËR TA NDALUR DOT TË VAZHDOJË RRUGËN E NISUR PËR TA FUTUR KËTË VEND NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR.



Ju sugjerojmë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
Kronikë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor, 2026 2:24 pm
Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
Bota

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

7 Qershor, 2026 2:02 pm
Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
Aktualitet

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

7 Qershor, 2026 1:34 pm
“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Aktualitet

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

7 Qershor, 2026 1:31 pm
Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
Kryesore

Protestat/ Rama sjell shembullin e Francës: Dy llafe si fillim për revolucionarët…

7 Qershor, 2026 1:25 pm
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

7 Qershor, 2026 12:32 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

7 Qershor, 2026 12:13 pm
Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
Rajoni

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

7 Qershor, 2026 11:44 am
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026 10:42 am
Para
“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

"Zvërneci", shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
















TE FUNDIT

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
7 Qershor, 2026

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Violand Braçellarin, i akuzuar për vrasjen e policit Enea Mekolli dhe plagosjen e...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
7 Qershor, 2026

Ushtria izraelite njoftoi sonte se kishte goditur “rreth 150” pozicione të Hezbollahut në 48 orë në Libanin jugor. Presidenti Joseph...

Lexo më shumë

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
7 Qershor, 2026

Një valë e re influencuesish të shëndetit, përfshirë Dave Asprey, po e promovojnë nikotinën si një substancë me përfitime të...

Lexo më shumë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
7 Qershor, 2026

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në protestë para spitalit të Lushnjës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe kushtet në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}