Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

2026/06/07 at 2:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me protestën qytetarë kundër investimit në Zvërnec, duke kërkuar prej një jave dhe largimin e tij nga detyra.


Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një tjetër shembull për tu treguar qytetarëve se ka zona turistike ku ndërtimet mund të bashkëjetojnë me natyrën dhe flamingot.

Këtë herë kryeministri ka publikuar për qytetarët rastin e Nassau të Bahamasit një nga resortet më të famshme dhe më luksoze të Karaibeve, Baha Mar.

Në fund, kreu i qeverisë e mbyll postimin e tij duke theksuar se investimi në Zvërnec do të realizohet, pavarësisht protestës së qytetarëve.

Postim i Ramës

FLAMINGOT MES PAQES SË BAHAMASIT DHE SHERRIT TË TIRANËS

Në Nassau të Bahamasit, një nga resortet më të famshme dhe më luksoze të Karaibeve, Baha Mar, flamingot nuk konsiderohen problem.

Përkundrazi. Janë simboli i destinacionit.

Janë pjesë e identitetit të vendit, pjesë e eksperiencës turistike, pjesë e imazhit me të cilin Bahamasi prezantohet paqësor e mikpritës para botës.

Qindramijëra turistë fotografohen me flamingot çdo vit. Resortet organizojnë aktivitete rreth tyre. Fëmijët mësojnë për ta. Vizitorët vijnë nga larg edhe sa për t’i parë.

Askush nuk pyet më nëse flamingot mund të bashkëjetojnë me turizmin.

Pyetja është si të zhvillohet më tej turizmi në mënyrë që flamingot të mbeten gjithnjë aty.

Sepse në ekonominë moderne natyra nuk është armike e zhvillimit. Është pjesë e zhvillimit. Flamingot nuk janë një problem për zhvillimin. Janë një privilegj.

Janë një pasuri që shumë vende turistike do jepnin shumëçka që ta kishin, për ta kthyer në burim mirëqenieje.

Sfida jonë nuk është të zgjedhim mes flamingove dhe turizmit.

Sfida jonë është të ndërtojmë një model ku flamingot, laguna, pylli, plazhi dhe turizmi i cilësisë së lartë të forcojnë njëri-tjetrin.

Sepse në fund, askush nuk udhëton mijëra kilometra për të parë atë që gjen më afër.

Njerëzit udhëtojnë për të parë atë që është unike.

Dhe për Shqipërinë e shumë gjërave unike, një nga gjërat më unike janë pikërisht flamingot e Vlorës dhe bukuria e rrallë e Zvërnecit.

Madje ka edhe një detaj domethënës.

Në Baha Mar, një nga markat kryesore të projektit është Roseëood Baha Mar, një nga emrat më prestigjiozë të hotelerisë luksoze në botë. E njëjta markë është gjithashtu në dosjen e investitorëve të projektit të Zvërnecit.

Ndërkohë që në Zvërnec do të jenë të pranishme edhe disa nga markat më të njohura globale të mikpritjes së nivelit ultra-luks, nga Cheval Blanc te Mandarin Oriental, e deri te Atlantis Resorts, marka që kontribuoi në transformimin e Dubait në destinacionin numër një turistik të Gjirit Arabik dhe që tani ka pranuar të vijë për herë të parë në Europë, në Vlorë, pasi e ka refuzuar gjithnjë ardhjen në kontinentin e vjetër.

Kjo nuk do të thotë se Shqipëria duhet apo do të bëhet Bahamasi. Aspak. Megjithë respektin për atë vend, Shqipëria ka shumë më shumë potenciale.

Kjo do të thotë se Shqipëria ka mundësinë të ëndërrojë fort dhe të ndërtojë një model spektakolar të sajin, ku natyra nuk izolohet nga zhvillimi, por bëhet arsyeja pse zhvillimi ka vlerë.

Shkurt fjala, në jo pak nga destinacionet më të suksesshme turistike të botës, flamingot janë pjesë e suksesit të tyre.

Prandaj:

BUDALLALLËKU QË E KA MBAJTUR SHQIPËRINË PENG 100 VJET, S’KA PËR TA NDALUR DOT TË VAZHDOJË RRUGËN E NISUR PËR TA FUTUR KËTË VEND NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR



Ju sugjerojmë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
Para
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
















TE FUNDIT

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
27 Qershor, 2026

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më...

Lexo më shumë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}