Aktualitet

Sarandë/ Shpërthim eksplozivi, objekti në pronësi të ish-kreut të Aluiznit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:09 - 09/02/21 |
Opi Nion

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Nr.4 të Sarandës.

Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në një objekt në rikonstruksion, të të cilën ishte venosur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Objekti ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Mariel Murati, i cili më herët ka mbajtur postin e kreut të Aluizni-t në Sarandë. Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes  dhe po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit që vendosi lëndën eksplozive në objekt./ Opinion.al

Pas