Aktualitet

Video/ “Ta çaj ballin”, policët kërcënojnë qytetarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:08 - 09/02/21 |
Opi Nion

Një qytetar ka filmuar një polic bashkiak në Kombinat që merr qese ushqimesh nga tregtarët ambulantë. Mirëpo në emisionin “Stop” janë publikuar këtë të martë momentet se si polici së bashku me kolegët e tij kërcënojnë qytetarin.

Ata i janë drejtuar atij menjëherë sapo e kanë vërejtur që po filmonte. Përveçse e ofendojnë, policët e kërcënojnë personin që ka filmuar duke i thënë “Ta çaj ballin”.

Qytetari: Shihe si merr polici, polici, shih si merr polici!

Polici 1: Hajde këtu o Fred, hajde!

Qytetari: Shih si merr polici, shih!

Polici 1: Hajde, hajde, se ka nje telefon për të fshi ky!

Polici 2: Pse?

Polici 1: Ka një telefon për të fshi ky!

Qytetari: E fshiva, ça ke?

Polici 2: Pse filmon ti? Pse filmo? Këtë, ç’e ke këtë uniformë, që ke vesh, po ta filmoj unë këtë?

Qytetari: Për qejf filmoj.

Polici 2: Si për qejf?

Qytetari: Për qejf o ti, për qejf, se jam në rregull.

Polici 2: Sillu mirë, të thashë!

Qytetari: Për qejfin tim filmoj, ça ka?

Polici 2: Bëji foto!

Qytetari: Ça ka?

Polici 2: Bëji një foto, bëja!

Qytetari: Ja, opala, ja si kërcej unë.

Polici 1: A të kanë nxjerrë ndonjëherë duke kërcyer? Ty, a të ka kërkuar ndonjëherë?

Qytetari: Unë s’jam në orar pune, unë jam jashtë orarit të punës.

Polici 2: A të ka kërcit ndonjëherë druri?

Qytetari: Nuk kërcet druri hiç fare.

Polici 2: Pse ça?

Qytetari: Se jam në vendin tim, jam në shtetin tim, shtetas shqiptar.

Polici 2: A të ka kërcit ndonjëherë druri, po të them?

Qytetari: Mos më prek me dorë, të lutem shumë!

Polici 2: A të ka kërcit ndonjëherë druri?

Qytetari: Mos prek me dorë, mos prek me dorë!

Polici 2: E jotja është kjo?

Qytetari: Po!

Polici 2: Ta hedh në furgon unë?

Qytetari: Mos më prek me dorë, jam në orarin tim.

Polici 2: Ta çaj ballin!

Qytetari: Shiko së të vij aty unë..!

Polici 2: Ku?

Qytetari: Të vij në Bashki unë!

Polici 2: Ik, të thashë!

Qytetari: Ça ke? Pse bën presion?

Polici 2: Boll, të thashë!

Qytetari: Pse bën presion, për çfarë arsye bën presion?

Polici 2: Kape, ngarkoje në makinë!

Qytetari: Ej, jo, jo, s’ke punë ta ngarkosh në makinë…Pse bën presion?

Polici 1: Po ti, kujt i bën presion?

Qytetari: Për çfarë arsye bën presion?

Polici 3: O zotëri, ca ke?

Qytetari: Shikoje zotëri, si po më bën presion.

Polici 3: Pse?

Qytetari: E shikon, që po më bën presion, jemi popull, ça ke?

Polici 3: O zotëri ça ke? Ke pirë?

Qytetari: Ec ore, ec..!

Polici 2: Ec ore, zhduku andej!

Qytetari: Ec ore, ju jeni greka…

Polici 2: Ca jemi ne greka? Eee t’i pres flokët unë!

Qytetari: Jo s’ke, si m’i pret flokët, se unë jam në vendim tim, ti mos e mbush çantën atje dhe më kërrcet mua atje!

Polici 2: Më njeh mu ti ore? Dëgjo, dëgjo këtu, o ti karallo..!

Qytetari: Mos më ofendo mu!

Polici 2: A më njeh ti mua?

Qytetari: Mos më ofendo mua..!

Polici 2: Po ta fus në shpullë këtu…!/ Tv Klan

Pas