Bota

Rusia teston dy predha nga nëndetëset bërthamore


               Publikuar në : 20:01 - 25/08/19 |
Opi Nion

Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së Rusia ka lëshuar ditën e sotme dy predha luftarake nga dy nëndetëse bërthamore të saj në Oqeanin Arktik dhe detin Barenc.

Ky lajm është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, duke e cilësuat këtë test si të suksesshëm, pasi predhat kishin mundur të godisnin objektivin.

 “Nëndetëset bërthamore Tula dhe Yuri Dolgoruky lëshuan dy predha luftarake, Sineva dhe Bulava, në rrethin polar dhe detin Barenc”, thuhej në një postim në Tëitter të ministrisë.

Sipas ministrisë ruse, ky testim luftarak u bë për të konfirmuar kapacitetet teknike të predhave dhe të sistemit të nëndetëseve.

Testimi u krye dy javë pasi pesë specialistë bërthamore mbetën të vrarë në një shpërthim në qytetin e fshehtë rus, Saroc./Opinion.al E.Xh.

Pas