Bota

Rusia shënon sërish rekord të viktimave me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 01/10/21 |
Opi Nion

Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të katërtën ditë me radhë në Rusi, teksa edhe numri i të infektuarve është duke u rritur.

Task-forca qeveritare për koronavirus, ka raportuar 887 vdekje më 1 tetor, njëherësh numrin më të madh të viktimave në baza ditore, prej shpërthimit të pandemisë.

Numri i viktimave një ditë më parë, ka qenë 867. Numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 24,522, shifra më e lartë prej muajit korrik, ka thënë task-forca.

“Dinamika është e keqe, kjo përbën shqetësim”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më 1 tetor.

Megjithatë, zëvendëskryeministrja, Tatyana Golikova, e cila udhëheq task-forcën, ka thënë se Qeveria ruse nuk planifikon të vendosë një masë të re izolimi.

Rusia, vendi i pestë më i prekur në botë me koronaviurs, me mbi 7 milionë raste të infektimit, ka zbatuar vetëm një masë izolimi në fillim të pandemisë, në pranverë të vitit të kaluar.

Pavarësisht pse Rusia ka qenë ndër vendet e para në botë që ka nisur fushatën e vaksinimit, sondazhet tregojnë se rusët janë skeptikë për vaksinim, dhe shumë prej tyre thonë se nuk planifikojnë të imunizohen.

Vetëm pak më shumë se një e katërta e popullsisë ruse është vaksinuar plotësisht deri më 28 shtator, sipas faqen Gogov, e cila mbledh të dhënat për koronavirus në Rusi.

Pas