Kryesore

Rama takon Borrell: Folëm për konfliktin Bullgari-RMV, peng dhe Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:16 - 01/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është takuar në Abu Dhabi me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është njëherësh edhe ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se me Borrell ka folur lidhur me Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Më tej Rama shkruan se me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian foli dhe për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë e cila sipas tij, ka marrë peng dhe Shqipërinë përsa i përketë hapjes së negociatave me bllokun evropian.

“Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor; për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”,-shkruan Rama./Opinion.al

Pas