Bota

Rusia kërcënon Finlandën: Do detyrohemi të ndërmarrim hapa hakmarrëse ushtarake



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 12/05/22 |
Opi Nion

Rusia nuk e ka pritur aspak mirë faktin se shteti i Finlandës është pro anëtarësimit në NATO.

Mediat raportojnë se Moska i është përgjigjur me kërcënime vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Aderimi i Finlandës në NATO është një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit”,-tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.

Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të natyrës tjetër, në mënyrë që të ndalojë shfaqjen e kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare“,-thuhet në deklaratë shkruan Sky News./Opinion.al

Pas