Bota

Rusi/ Shpërthim në depon e armëve, evakuohen 14 fshatra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 08/10/20 |
el ida

Më shumë se 2300 persona janë evakuar nga disa fshatra në Rusi pasi një depo municionesh që ndodhej afër tyre ka marrë flakë dhe kanë nisur shpërthimet.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore ruse duke cituar Ministrinë e Situatave të Emergjencës.

Ndërkohë agjencia e lajmeve TASS raporton se të paktën 20 persona janë dërguar në spital pasi janë plagosur.

Zjarri ra pasditen e së mërkurës ndërkohë që flakët e shpërndara nga era kanë arritur në depon ushtarake duke çuar në shpërthime sporadike, sikurse ka bërë me dije Ministria ruse e Mbrojtjes.

 

Kjo depo armatimesh mund të ketë rreth 75,000 tonë municione duke përfshirë edhe armë artilerie, bën me dije agjencia RIA Novosti duke cituar shërbimet e emergjencave.

Të paktën 14 fshatra janë evakuar në një distancë prej 5 km nga depoja, ndërsa një rrugë automobilistik u mbyll, siç bën me dije Reuters. Më shumë se 20 godina të vendosura në zona të banuara janë djegur, ndërsa raportohet se ka nisur një hetim për ngjarjen./Opinion.al

 

Pas