Kronikë

Gjenden të pajetë trupat e dy të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 08/10/20 |
Al Do

Janë gjetur trupat e dy të rinjve që ishin zhdukur prej 5 ditësh në Malësinë e Madhe.

Mësohet se policia ka gjetur trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultonin të zhdukur që nga 3 tetori në Malësinë e Madhe. Bashkë me ta nuk është parë me edhe Danjel Papaj i cili dyshohet se mund t’i ketë vrarë dhe më pas ka fshehur trupat e tyre.

Ndërkaq, babai i tij, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij pasi familja e Vilson Çutajt i ka dërguar ultimatum për të dorëzuar trupin e djalit dhe të japë sqarime për ngjarjen. Afati i ultimatumit ka mbaruar dy netë më parë. Sipas burimeve kushërinjtë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë.

Zanafilla e ngjarjes ka të bëjë me grabitjen e parcelës së kanabisit të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt. Për këtë ngjarje ata kanë akuzuar Danjel Pepajn të cilin e kanë rrahur dhe e kanë torturuar në fshatin Bajzë deri sa ai është detyruar të pranojë se ka kryer grabitjen.

Pas kësaj të tre ata janë drejtuar më këmbë drejt fshatit Zagore. Gjatë rrugës, në rrethana jo krejt të qarta, dyshohet se Danjel Pepaj ka marrë një armë të fshehur dhe ka qëlluar Vilsonin dhe Klementin./ Opinion.al

LEXO EDHE: Detaje nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe,dyshohet për vrasje

Pas