Rajoni

Asnjë viktimë nga pandemia në Kosovë, 33 raste të reja 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 08/10/20 |
Al Do

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus 33 persona. Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kosova nuk ka raportuar asnjë viktimë nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 711 testime, pozitiv kanë rezultuar 33 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes./ Opinion.al

Pas