Aktualitet

Rritja e pagave, Berisha: Me borxhet e marra nga qeveria, duhet të ishin trefishuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:00 - 09/09/22 |
Opi Nion

Teksa zhvilloi një takim me intelektualë dhe banorë të zonës së Prrenjasit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pagës minimale në 420 mijë lekë.

Berisha ndër të tjera theksoi se me borxhet e marra nga qeveria rrogat e shqiptarëve mund të ishin së paku trefishuar, por sipas tij janë 20-30 % më të ulëta për shkak të inflacionit.

“Ne mendojmë që duhet të ngrihemi e t’i japim sa më shpejt fund kësaj situate. PD beson se një ndërhyrje urgjente për krizën është jetike për qytetarët shqiptarë dhe kjo ndërhyrje urgjente kërkon së pari, vendosjen e minimumit jetim dhe nuk duhet të ketë shqiptarë që të marrë më pak se minimumi jetik. E para kjo.

Bie çdo koncept tjetër dhe zëvendësohet me konceptin e minimumit jetik për ndihmën ekonomike dhe për çdo gjë tjetër. Se ke një televizor nuk të jep të hajë. Edhe po e shite, mund të ushqehesh 1-2 muaj. Do të kalojmë në një rrogë minimale, 400-420 mijë lekë.

Rritja e rrogave do të jetë përparësi absolute. E vumë njëherë përparësi dhe dolën në krye të vendeve të Ballkanit. Në rast se ky do ta kishte qëllim këtë, dhe nuk ka kryeministër normal që të mos ketë qëllim begatimin, mirëqenien e qytetarëve të tij.

Sot rrogat e qytetarëve shqiptarëve, me 500 miliardë lekë që ka marrë borxh në tregjet bankare, mund të ishin së paku 3 fishuar. Ato realisht tani mund të jenë 20-30 % më të ulëta për shkak të inflacionit. Çmimet nga viti 2014 e deri më tani, për shportën janë dyfishuar.

Ne jemi për një paketë emergjente, pastaj sigurisht vendosja e zbatimit të një programi që bazohet në zbatimin, barazinë dhe funksionimin e ligjit, në taksat e ulëta dhe një klimë biznesi, në vlerat familjare, në atdhetarinë. Nuk zhvillohet kurrë një vend nëse qytetarët e tij nuk e duan. Nuk ecën para një shoqëri nëse ata nuk duan vendin e tyre, siç bën ky, që s’do ta bëjë kurrë, që përsëri Beogradi të bëhet kryeqytet i Ballkanit të Hapur”-tha Berisha.

Pas