Kryesore

Vuçiç takon negociatorët e BE-së: Nuk do të ketë njohje të Kosovës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 09/09/22 |
Opi Nion

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot në fillim të bisedimeve me negociatorët e BE-së në Beograd se nuk do të ketë njohje të Kosovës.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe të sigurisë të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë në Instagram.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarit e kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, fillimisht zhvilluan një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Pas