Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë në Tiranë.
Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë. Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar.
Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.
















