Bota

Rritet numri i të infektuarve në Itali, ulet bilanci i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:01 - 29/07/20 |
Al Do

Ka pësuar rritje numri i të infektuarve në Itali gjatë 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore sot janë regjistruar 289 persona si pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 212.

Ndërkohë, është pothuajse përgjysmuar numri i viktimave, 6 nga 11 të 24 orëve më parë.

Në Lombardi ka shifra të qëndrueshme, por shqetësojnë vatrat e reja që janë hapur në Emilia Romanja dhe veçanërisht në Veneto, ku regjistrohen edhe 3 nga viktimat dhe të infektuarit janë pothuajse dyfishuar.

Rritje ka edhe në rajonin e Lacios, nga 10 në 37 raste, pjesërisht brenda komuniteteve të huaja.

Viktimat totale nga pandemia në Itali kanë kaluar në 35129 persona./ Opinion.al

Pas