InstaBIZ

Miss Shqipëria, njihuni me 16-vjeçaren që fitoi kurorën e më të bukurës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 29/07/20 |
el ida

Edhe pse vetëm 16-vjeç, Iljada Baci, arriti të “rrëmbejë” kurorën mes 26 konkurenteve të Miss Shqipëria, në spektaklin që u zhvillua tek Shtëpia e Kongresit Lushnje.

Nxënësja e shkollës së mesme “Ismail Qemali” do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Globe, ku shprehet se do të japë maksimumin që përfaqsimi i vendit tonë të jetë sa më dinjitoz.

Teksa tregon emocionet dhe përjetimet e saj në këtë eksperiencë, Iljada tregon se kjo ka qënë dhe një nga sfidat më të veshtira që ka kaluar ndonjëherë si dhe synimet e saj pas titullit si më e bukura e Shqipërisë.

-Çfarë ishte për ty përvoja në Miss Shqipëria dhe përse mendon që do të vlejë ne vijim? Si u ndjeve në këtë eksperiencë?

Përvoja në këtë kompeticion ka qënë një eksperiecë e jashtëzakonshme por ndërkohë ka qënë dhe një nga sfidat më të veshtira që kam kaluar ndonjëherë. E them këtë të fundit sepse për mua ishte hera e parë që shkëputesha nga përkujdesi i prindërve. Unë nuk isha mësuar me sipërmarrje të tilla, të flija vetëm 3 orë gjumë për shkak të angazhimit intesiv, provave me orë të gjata si dhe menaxhimin e situatave të ndryshme dhe të vështira, gjë të cilën si për herë të parë e përballova më së miri.
Padyshim është një mundësi e artë, të hapen shumë dyer për të realizuar ëndrra që shumë të rinj të moshës time do i dëshironin shumë.
Për mua personalisht ka qënë eksperienca më e bukur që më ka bërë të transformohem në shumë drejtime. Më mësoj të eci bukur dhe mbi taka, të përballoj e vetme situata të vështira, më rriti shumë besimin mënyrën se si të zotëroja skenën, kamerat, publikun, mësova të jem sigurt dhe si të kontrolloja sa më mirë emocionet. Me pak fjalë më bëri të dashuroja veten dhe të projektoj plane për ëndrra që më parë i mendoja si të pa prekshme për të ardhmen time.

Një 16 vjeçare që nuk është prezente në rrjetet sociale gjë që nuk është shumë e zakonshme sot. Përse ke qëndruar larg tyre? A do të ndryshoje kjo qasje tani?

Në fakt kam qënë prezente në rrjetet sociale, por jo aq shumë siç ndodh me shumicën e njerëzve që i kanë përdorur ato si trampolin për tu bërë të famshëm duke përdorur forma dhe mënyra nga më të ndryshme.
Padyshim që rrjetet sociale kanë një ndikim të madh në shoqërinë që bëjmë pjesë dhe padiskutim që kjo qasje do të ndryshoj edhe tek unë duke mar parasysh që është një mënyrë shumë e mirë për rritjen e audiencës, megjithatë do kujdesem që në në këto lloj rrjete të servir për ndjekësit e mi, orgjinalitetin, arritjet dhe suksesin që do të kem nga momenti im me fat e në vazhdim.

Cilat janë pasionet e tua, angazhimet aktuale, ku studion dhe çfarë rruge synon të ndjekësh në të ardhmen?

Në lidhje me pasionet kam folur edhe në intervista të më parëshme dhe do ti mëshoj këtij fakti.
Unë si person kam diçka që disa njerëz mund ta shohin si të mirë dhe disa si gjë të keqe. Mua më kan bërë shumë gjëra të lumtur në jetë, sado të vogla që mund të duken për të tjerët. Ndoshta mund të duket si një gjë e keqe për disa sepse mund të interpretohet se kanë të bëjnë me një vajzë që kërkon dhe kënaqet me pak nga jeta.
Në fakt në analizën time ka qënë një gjë e mirë pasi ne 16 vjetët e mia unë kam pasur disa pasione dhe ndihesha e plotësuar. Arti ka qënë fusha që më mbushte me adrenalinë që kur kam qënë e vogël, duke filluar nga muzika, piktura, baleti.
Kur futesha në këtë botë jeta më dukej plot ngjyra dhe jo aq e errët sa është në realitet. Përsa i përket angazhimeve aktuale kanë qënë ftesat për intervista në disa emisione televizive, duke qënë se një pjesë e mirë e tyre e kishin mbyllur sezonin e emisioneve dhe ftesat janë rezervuar nga Shtatori, kam shfrytëzuar kohën e lirë takohesha me shoqërine e shkollës, familjarët, si dhe të kaloj pushimet verore me prindërit e mi.
Aktualisht kam përfunduar vitin e parë të gjimnazit dhe studioj në shkollën “Ismail Qemali”.
Faktikisht para se të ndodhte kjo mbrekulli në jetën time i kam pasur idet më të qarta.
Të ardhmen e kisha projektuar të diplomohesha për mjeksi ose inxhinieri softwarike dhe mendoj që do jenë akoma pjesë e në planeve e mija, pa lënë mënjanë deshirat dhe ëndrrat që më kanë pushtuar kohët e fundit në lidhje me modelingun dhe botën e televizionit.
Do përpiqem ti balancoj dhe ti menaxhoj të dyja duke organizuar mirë kohën për realizimin e këtyre projekteve në të ardhmen time.

Ti do të përfaqësosh Shqipërinë në Miss Globe. Çfarë pritshmërish ke nga ky kompeticion?

Nuk e di të flas shumë mbi këtë eksperiencë sikurse nuk di çfarë fati më ka rezervuar në pjesëmarrjen e këtij kompeticioni internacional.
Ajo që di them është se jam shumë e lumtur që më pret një eksperiencë tjetër, akoma më e madhe dhe pa dyshim që do jetë edhe më e bukur se ajo që përjetova.
Uroj që situata në të cilën ndodhemi mos të pengoj realizimin e këtij kopenticioni madhështor. Organizatorët e Deliart, po punojnë fort për ta realizuar këtë kopeticion pamvarsisht pengesave aktuale.
Sipas informacioneve që unë kam ky kompeticion këtë vit ishte projektuar për tu realizuar në Kinë por për shkak të kësaj situate pandemie, stafi i Deliart-it është duke punuar për nje projekt tjetër që Miss Globe të zhvillohet në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të kryeqytetit ton.
Pa diskutim pjesëmarrja ime në këtë kopeticion mi shton edhe më shumë përgjegjësitë dhe kërkon shumë punë e përkushtim, unë do jap maksimumin tim që përfaqsimi i Shqipërisë në Miss Globe të jetë sa më dinjitoz.
Uroj që çdo gjë të shkoj ashtu siç duhet.

Faleminderit.

a1331be6-b6b2-49e4-99b9-9fa9023b3302 922815b5-4630-469b-9d90-a629d7db2ca5 71080c0e-a0a7-4cc6-9141-5f19fedc8782 63711ac8-4e8c-43af-8644-e4d1fdc19ca9 2445acc3-f744-4037-894e-0ba6c9fa8367 55f933fb-c9c2-45e5-b974-a56806812dc5 8de3ee51-2540-409b-9d7d-169084b94751 5cf44d2f-75a8-49ce-b0d9-c5848c9a234b dca85767-f30f-4cfe-bc01-59c5d395fc51 aba4b509-3932-45c1-825f-a412d8340a7b
<
>

Pas