Aktualitet

“Nuk ja vlen”, Rudina Hajdari braktis mbledhjen e Këshillit Politik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 29/07/20 |
Al Do

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari është larguar nga mbledhja e Këshillit Politik që po zhvillohet që prej orës 18:00.

Ajo nuk dha një prononcim për mediat, por jashtë tyre tha se “nuk ja vlen të qëndroj në këtë mbledhje”.

Këshilli Politik po diskuton sot ndryshimet kushtetuese të cilat mazhoranca ka thënë se do t’i votojë nesër në seancën plenare.

Opozita e Bashkuar nuk ka rënë dakord me ndryshimet e propozuara duke thënë se ato bëhen pa konsensus dhe për avantazh të PS. Opozita parlamentare dhe mazhoranca kërkojnë të miratojnë ndryshime kushtetuese për hapjen e listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut elektoral.

Deri tani në mbledhje, Opozita e Bashkuar ka propozuar amendamentin për hapjen 100% të listave të kandidatëve. Sipas saj, çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit./ Opinion.al

Pas