Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreziku në shëndet, nis kontrolli i qendrave estetike pa licencë

2022/04/22 at 9:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rreziku në shëndet, nis kontrolli i qendrave estetike pa licencë

A është e kualifikuar dhe e licencuar Pamela Hasanaj për shërbimet, që ofron në qendrën e saj estetike?Gazetarja e “Stop” i drejtohet përmes një emaili zyrtar “Urdhrit të Infermierit” si dhe “Urdhrit të Mjekut” dhe përgjigja ishte se Pamela nuk është e kualifikuar.


Qytetarja: Ndjek dhe studimet për “Infermieri”. E kam të sigurtë, që duhet të jetë diku në vit të dytë. Nuk është as e licencuar për “Infermieri”. Po për “Mjekësi” jo e jo njëherë.

Estetistja Pamela Hasanaj: Po, unë jam doktoresha!

Qytetarja: Po për “Mjekësi” jo e jo njëherë! Pra, nuk i ka mbaruar studimet, që ta marrim të mirëfilltë, që kjo mund të mbajë edhe një gjilpërë në dorë!

Qytetarja: Për çfarë keni mbaruar?

Estetistja Pamela Hasanaj: “Mjeksi të Përgjithshme”. Jam edhe pedagoge në Vienë!

Estetistja Pamela Hasanaj: Ti ke mjekë kirurgë, dhe i janë future estetikës për përfitim!

Qytetarja: Po për “Mjeksi” jo e jo njëherë!

Estetistja Pamela Hasanaj: Kur ti ke kto halle, vjen tek unë si dermatologe!

Qytetarja: Nuk është as e licencuar për “Infermieri”.

Estetistja Pamela Hasanaj: Po unë jam doktoresha!

Skerdi Faria, mjek i fushës së ndërhyrjeve estetike shpjegon se së fundi estetistët po vetëquhen mjekë duke ofruar shërbime, për të cilat nuk janë kompetentë. Ai thotë se ka patur shumë raste kur i kanë shkuar pacientë me probleme të rënda, si në hundë, apo botox në fytyrë. Faria këshillon që qytetarët të informohen mirë para se t’i drejtohen një qendre për ndërhyrje estetike.

Dr. Skerdi Faria: Përsa i përket këtyre në thonjëza ekspertëve që kryejnë këto trajtimet estetike, si botoksi apo fillerat apo trajtime të tjera të lëkurës nuk është aspak e rregullt apo e drejtë dhe e ndershme që t’i bëjnë njerëz të cilët nuk kanë eksperiencën e duhur nuk kanë as kualifikimin e duhur. Në të gjithë Europën këto proçedura i kryejnë mjekët, eksluzivisht mjekët. Përsa kohë bëhet fjalë për të ngulur gjilpëra dhe të bërë proçedura mjekësore në trupin e njeriut dhe fytyrën e njeriut, detyrimisht duhet të jesh mjek për faktin që mund të ndodhin edhe komplikime duhet të dish edhe t’i zgjidhësh në kohë dhe mënyrën më të mirë të mundëshme.

Gazetarja: Çfarë gabimesh të kanë ardhur rëndom nga këto qendra estetike?

Dr. Skerdi Faria: Një vajzë, që i kam fotot dhe në celular kishte bërë filler për hundën gabimisht personi që ja kishte bërë këtë fillerin i kishte kapur një nga arteriet e hundës duke mos e njohur aspak anatominë e hundës dhe i kishte kaluar në nekrozë gjysma e hundës që do të thotë “ishte kalbur” lëkura, kësaj vajzës i kishte ngelur një deformim i përjetshëm në fytyrë të cilën erdhi tek ne por për fat të keq në këtë rast nuk mund të bënim dot asgjë. Një vajzë për shembull që e kam edhe mikeshë, para ca kohësh më kërkoi që t’i bëja mollëzat dhe t’i mbushja me filler këto sipër vetullës, që ti dukej pak më e bukur. “Jo”- i thashë: Nuk ke nevojë, do dukesh keq! Kishte vajtur diku tjetër, i kishte bërë këto gjëra ajo qendra estetike e kishte mbushur me silikon në mollëza me silikon sipër kapakëve të syve. Unë e drejtova tek një miku im në Romë, i cili ka një lazer të veçantë, që shkrin silikonin dhe ajo vajti disa herë në Romë dhe arriti që të rekuperonte 95% të pamjes së saj, për fat të mirë. Insititucionet si Ministria e Shëndetësisë, Inspektoriati Shëndetësor, duhet të vijnë të bëjnë kontrolle rregullisht për gjëra nga më të ndryshmet tek ne. Nuk e di sinqerisht, sesi funksionon ligji dhe cilat janë institucionet shtetërore që duhet t’i kontrollojnë këto qendra të tilla. Rrushat e hallës, bëni kujdes, ruani gjethet, bëni kujdes ku shkoni dhe çfarë bëni, informohuni mirë, kujdes se mos merrni veten në qafë.

Nga ana tjetër Marvin Mersini, inspektor në ISHSH shprehet se do të merren masa dhe monitorohen këto qendra që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Marvin Mersini: Këto janë shërbime që duhet patjetër që të ofrohen nga personel mjekësor i kualifikuar dhe nuk mund të ofrohen nga çdo individ. Deri tani, çdokush nga këto mund të ketë vepruar në mënyrë të jashtëligjshme sepse sipas ligjit të kujdesit shëndetësor patjetër këto janë trajtime që duhet të ofrohen patjetër nga specialistë mjekësorë.

Gazetarja: Duke qenë se jeni Inspektoriati Shëndetësor, problematika ju erdhi nga “Stop-i”, mund të ia propozoni ministrisë së linjës që të jetë një kontrollues apo një filtrues i qendrave në këtë treg që është pa kontroll?

Marvin Mersini: Ne si inspektoriat patjetër që këtë problematikë do ia paraqesim Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtij fenomeni që estetisti të jetë estetist dhe mjeku të jetë mjek.



Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Para
Aksident në Elbasan, lëndohet shoferja e njërit prej mjeteve

Aksidenti në Lushnje, humb jetën 67-vjeçari

Tritoli në Vlorë/Shoqërohen 3 persona në polici, po këqyrjen kamerat e sigurisë

Një 51-vjeçar humb jetën në Tiranë, çfarë dyshohet

Lufta në Ukrainë, propozim për të rishikuar veton në Këshillin e Sigurimit

Lufta në Ukrainë, propozim për të rishikuar veton në Këshillin e Sigurimit
















TE FUNDIT

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com