Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Roli i shqiptaro-amerikanëve në fitoren e Biden në tre shtetet kyçe

2020/11/09 at 9:51 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Roli i shqiptaro-amerikanëve në fitoren e Biden në tre shtetet kyçe

Albanian American Civic League (AACL)


Siç e dini, pas një fushate të vështirë dhe një numri record të pjesëmarrësve në zgjedhje, ish-Zëvendës Presidenti Joe Biden ka fituar garën për t’u bërë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Në tri shtete fushëbeteje zgjedhore—Miçigan, Pensilvani, dhe Uiskonsin—shqiptaro-amerikanët luajtën një rol kryesor në zgjedhjen e Joe Biden. Nga koha kur Biden i hyri garës për president në Prill 2019, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane luajti një rol të veçant në rikujtimin për shqiptaro-amerikanët se cilat ishin përpjekjet e vazhdueshme të Joe Biden për të sjellë Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë, për të sjellë pavarësinë e Kosovës, dhe për të përkrahur lirinë për të gjithë shqiptarët në Evropën Juglindore.

Në pranëverën e vitit 2019, Liga Qytetare lansoi një platformë përkrahëse për garën presidenciale për Joe Biden të udhëhequr nga kolegu ynë dhe anëtari ekzekutiv i bordit të Ligës Qytetare, Faton Bislimi, si dhe në fillim të vitit 2020, Joe DioGuardi zyrtarisht iu bashkangjit grupit të ish-Kongresistëve Republikan në përkrahje të Biden për President.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ne ua kemi rikujtuar shqiptaro-amerikanëve që Liga Qytetare ka punuar ngusht me Joe Biden për të ndaluar luftën e Millosheviqit në Bosnjë e Kroaci më 1991, si dhe për t’iu përgjigjur ofansivës serbe të verës 1998 kundër Kosovës duke siguruar përkrahje ndërkombëtare për bombardimin e Serbisë nga SHBA/NATO më 1999. Liga Qytetare vazhdoi të përkrahë Joe Biden në pozitën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obamas në vitin 2006.

Në vijim po fokusojmë vetëm disa nga punët tona me Biden:

Joe DioGuardi ka dëshmuar në disa dëgjime para Senatorit Biden në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit si më 1991 dhe 1998. Më 2001, Joe dhe Shirley DioGuardi prezantuan Joe Biden para anëtarëve të bordit dhe përkrahësve kyç të Ligës Qytetare në një takim historik tri-orësh për Kosovën në Columbus Citizens Foundation në New York City. Më 2002, Joe Biden ishte folësi kryesor në solemnitetin për shënimin e 12 vjetorit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare i ndau Joe Biden Çmimin e dytë vjetor e Ligës Qytetare për Paqe në Ballkan në Capitol Hill Club në Washington, DC, në vlerësim të angazhimit të tij për të sjellë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë fare me përkatësinë partiake. Për tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja taborret politike partiake si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesëve.

Puna jonë me Joe Biden është rezultat i faktit që ai u gjend pranë popullit shqiptar kudo dhe kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai luajti një rol të dukshëm dhe impresiv në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ne jemi konfidentë që ai, si President, do të rindërtojë marrëdhënjet e afërta të SHBA-ve me BE-në dhe NATO-në, dhe do të sjellë integrimin evro-atlantik të Kosovës. Së fundi, ne jemi konfidentë se Presidenti Joe Biden do të punojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb.



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Parku Fotovoltaik/ Rama i flet kompanisë për ‘qeverinë e korruptuar’

Rama replikon me Bashën: Ti synon panikun, sjellje kalamai të llastuar

Koronavirusi/ Meta dekreton ndryshimet në ligjin për pajisjet mjekësore

"Me përmbajtje të lartë antikushtetuese", Meta kthen një tjetër ligj

Sarandë/ 13-vjeçari mbërrin i pajetë në spital

Gjirokastër/ Gjendet i mbytur në lumë një 65-vjeçar, rrethanat mister
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}